Dhunë, gaz, tension: Zhvillimet në veri në dy minuta
Your browser doesn’t support HTML5
Fillimisht gaz lotsjellës e më pas dhunë. Kështu është karakterizuar e hëna e 29 majit në tri komunat në veri të Kosovës, me shumicë serbe: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Atje, serbët lokalë kanë protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Pasdite në Zveçan, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar, si pasojë e përleshjeve me protestuesit. Faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje Kosovës që ta shtensionojë situatën. Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjendja e tanishme kërkon të qetësohet situata në veri. Të gjitha zhvillimet, i gjeni të përmbledhura në këtë video.