Scholz kërkon që BE-ja të nisë bisedimet për anëtarësim me Tiranën dhe Shkupin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz. Fotografi nga arkivi.

Bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropiane me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, për shkak se vonesat në këtë drejtim, do ta bëjnë Ballkanin Perëndimor të ndjeshme ndaj ndikimit të jashtëm.

Kështu deklaroi të hënën kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Është e qartë edhe për Gjermaninë dhe Suedinë se BE-ja duhet të shtyjë përpara me reforma institucionale për ta bërë veten të aftë për zgjerim”, tha Scholz gjatë një konference për media pas takimit me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson.

SHIKONI EDHE: Petkov-Kovaçevski: Lufta në Ukrainë imponon zgjerimin e BE-së

Nisja e bisedimeve për anëtarësim për Tiranën dhe Shkupin u bllokuan në nëntor të vitit 2019, pasi Bullgari, si shtet anëtar i BE-së, vendosi veto ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut.

Sofja kërkoi që fillimisht të arrihet një marrëveshjeje për gjuhën e identitetin maqedonas, që sipas Sofjes kanë “rrënjë bullgare”.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë formuar grupe punuese, duke tentuar që të zgjidhin mosmarrëveshjet, në mënyrë që Shkupi dhe Tirana të mund të nisin bisedimet për integrim evropian.