Amerikanët, në pritje të rezultatit zgjedhor

Presidenti amerikan, Donald Trump duke folur rreth rezultateve të para të zgjedhjeve presidenciale nga Dhoma Lindore në Shtëpinë e Bardhë, më 4 nëntor, 2020.

Kandidati demokrat për president, ish-nënpresidenti Joe Biden, iu drejtohet mbështetësve më 4 nëntor, 2020, në Vilmington, Dellauer.

Mbështetësit e presidentit Donald Trup festojnë në Majami, Florida më 3 nëntor, 2020.

Një mbështetës i Partisë Demokratike merr pjesë në një ngjarje të organizuar nga kjo parti në Majami, Florida më 3 nëntor, 2020.

Njerëzit shikojnë ekranet e mëdha ku janë shfaqur rezultatet zgjedhore. Foto e bërë më 3 nëntor, në sheshin “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi” që gjendet në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.

Punëtorët zgjedhorë duke numëruar votat në Filadelfi të Pensilvanisë më 3 nëntor, 2020.

Protestë në sheshin “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi”, që gjendet afër Shtëpisë së Bardhë. Uashington, 4 nëntor, 2020.

Shannon Einstein (majtas) dhe Bekah Carlson, mbështetëse të Joe Biden dhe Kamala Harris, shikoj rezultatet zgjedhore që janë shfaqur në një ekran të madh në një shesh pranë Shtëpisë së Bardhë më 3 nëntor, 2020.

Amerikanët, me prejardhje vietnameze, mbështetës së presidentit Donald Trump, marrin pjesë në një ndejë të organizuar për të ndjekur rezultatin zgjedhor. Hjuston, Teksas, 3 nëntor, 2020.

Punëtorët skanojnë dhe sistemojnë fletëvotimet në Departamentin Zgjedhor në Majami më 3 nëntor, 2020.

Në një lokal në Altanta, Xhorxhia, njerëzit më 3 nëntor ndoqën rezultatet zgjedhore.

Qytetarët shikojnë programin e Fox News për zgjedhjet presidenciale në Florida më 3 nëntor, 2020.

Një protestues mban në duar një pano, teksa merr pjesë në një marsh kundër administratës së presidentit Donald Trump, në Qytetin e Nju Jorkut, më 3 nëntor, 2020.

Forcat e sigurisë qëndrojnë në hyrje të Gjykatës në Graham, Karolinë e Veriut më 3 nëntor, teksa u mbajt një protestë për të drejtën e votimit.

Gjykatësit zgjedhorë kontrollojnë dhe numërojnë votat në Denver, Kolorado më 3 nëntor, 2020.

Njerëzit kanë lëshuar dritat e telefonave të tyre, gjatë një marshi më 3 nëntor, të mbajtur në Portland, Oregon.

Në sheshin Times Square të Nju Jorkut, njerëzit janë mbledhur më 4 nëntor për të ndjekur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane.