Zgjedhjet përmes fotove
Një banore e Prishtinës duke votuar në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Komisionerët kontrollojnë duart e një votuesi në Prishtinë.
Një grua voton në Prishtinë për zgjedhjet lokale. Qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin një kandidat për kryetar komune dhe një asamblist.
Një grua në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe, voton në zgjedhjet lokale të Kosovës.
Në një qendër votimi në Mitrovicë të Veriut, Radio Evropa e Lirë ka parë që qytetarët nuk kanë respektuar distancën, si një prej masave kundër koronavirusit.
Një banore e Prishtinës duke votuar për zgjedhjet lokale.
Një grua në Mitrovicë të Veriut duke votuar në zgjedhjet lokale më 17 tetor.
Një burrë voton në Prishtinë.
Një grua kalon pranë disa posterëve zgjedhorë në Mitrovicë të Veriut.
Qytetarët në Kosovë gjatë votimit duhet të respektojnë masat kundër koronavirusit: të mbajnë maskën, distancën dhe të dezinfektojnë duart.
Votimi për zgjedhjet lokale në një vendvotim në Prishtinë.
Përfaqësuesit e Listës Serbe bashkërisht shkojnë në qendrat e votimit në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe.