Dita e zgjedhjeve nëpër fotografi

Disa qytetarë duke votuar për zgjedhjet parlamentare në një qendër votimi në Prishtinë. 

Në orët e pasdites është rritur numri i pjesëmarrësve në votime. Në qendrën e votimit në një shkollë në Prishtinë, qytetarët shihen duke pritur në radhë për të votuar.

Pamje nga qendra e votimit në shkollën "Shtjefën Gjeçovi", në kryeqytet në orët e pasdites.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare deri në orën 15:00 ishte 28.32 për qind.

Një anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përgatit një qendër votimi për zgjedhjet parlamentare në Prishtinë, Kosovë, të dielën, 9 shkurt 2025.

Procesi i votimit në një qendër votimi në veri të Mitrovicës.

Një qytetar duke votuar në Prishtinë gjatë zgjedhjeve parlamentare të Kosovës.

Qytetarët serbë u mblodhën në veri në mënyrë të organizuar dhe më pas u nisën drejt qendrave të votimit. 

Një grua duke votuar në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut, Kosovë, 9 shkurt 2025.

Grumbullit të qytetarëve në veri iu bashkua edhe kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, që u printe drejt qendrës së votimit në shkollën "Sveti Sava".

Qytetarët duke pritur për të votuar në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut.

Një person gjatë procesit të votimit në një qendër votimi në Graçanicë për zgjedhjet parlamentare të Kosovës. 

Një burrë duke votuar për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, Prishtinë 9 shkurt 2025.

Një qendër votimi në Prishtinë.
 

Vëzhguesit e zgjedhjeve të Bashkimit Evropian shikojnë procesin në një qendër votimi në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke votuar gjatë zgjedhjeve parlamentare, në Prishtinë, Kosovë, 9 shkurt 2025.

Kryeministri aktual, Albin Kurti, që sërish është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për këtë post, duke votuar për zgjedhjet parlamentare në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke votuar për zgjedhjet parlamentare në qendrën e votimit në shkollën "Faik Konica" në Prishtinë.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka votuar të dielën në Mitrovicë, në qytetin prej nga është.


Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët, duke votuar në qendrën e votimit në Shkollën e Mesme "Ali Sokoli" në Prishtinë.