Zëri i të mbijetuarave të përdhunimit si armë kundër krimeve të luftës
Your browser doesn’t support HTML5
Gratë që u përdhunuan gjatë luftërave në Ukrainë dhe në Bosnje e Hercegovinë thonë se refuzojnë të shihen si viktima. Në dokumentarin e ri, “Mbijetova”, prodhim i projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, dhe i Shërbimit të Ballkanit të REL-it, një grua ukrainase thotë se dëshiron që të ndëshkohen përdhunuesit dhe komandantët e tyre, përfshirë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)