Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të enjten se mbajti bisedime konstruktive me ligjvënësit amerikanë dhe se mezi pret të flasë me presidentin Joe Biden për nevojat e ushtrisë ukrainase dhe mbrojtjes së saj ajrore.
Ai tha se mori premtim “të rëndësishëm” për armë të reja të mbrojtjes ajrore nga Shtëpia e Bardhë, por paralajmëroi se Kievi mund ta humbë luftën me Rusinë, nëse ligjvënësit republikanë nuk e mbështesin pakon e miliarda dollarëve ndihmë ushtarake që Ukraina po e kërkon nga SHBA-ja.
Zelensky u prit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë të enjten vonë, me të cilin do të bisedojë rreth mbështetjes amerikane për përpjekjet e Ukrainës në luftë kundër Rusisë.
I pyetur për rëndësinë e ndihmës që po e kërkon Ukraina, Zelensky tha se “është shumë e rëndësishme”, pasi i shtrëngoi duart me Bidenin.
SHIKONI EDHE: Zelensky në KS të OKB-së: Pushtimi rus është kriminalRepublikanët McCarthy dhe Scalise janë nën presion nga krahu konservator i partisë së tyre për t’i dhënë fund mbështetjes së Ukrainës. Demokratët, të udhëhequr nga presidenti Biden, janë më të bashkuar në dëshirën për ta vazhduar përkrahjen për Ukrainën.
Kjo është hera e dytë gjatë kohës së luftës që Zelensky e viziton Uashingtonin.
Në Kongres, liderët republikanë dhe demokratë kanë mospajtime të thella rreth shpenzimeve, si pasojë e të cilave mund të mbyllet Qeveria amerikane, dhe kështu të vihet në rrezik pakoja me ndihma për Ukrainën në vlerë prej 24 miliardë dollarëve.
Fraksioni i ekstremit të djathtë, i cili e dominon Partinë Republikane, ngul këmbë se duhet të ndërpriten ndihmat për Ukrainën, duke qenë se Kongresi i ka aprovuar deri më sot 100 miliardë dollarë ndihma për të, përfshirë 43 miliardë dollarë vetëm për armatim.
SHIKONI EDHE: Bideni do të takohet me Zelenskyn dhe liderë të tjerë botërorë javën e ardhshme“Për të fituar, ne duhet patjetër të qëndrojmë të bashkuar dhe të punojmë së bashku”, tha Zelensky në rrjetet sociale, duke shtuar se llogarit në mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë.
Lideri ukrainas mbërriti në SHBA pas një vale tjetër sulmues ruse me raketa. Sulmet, në qytetet e ndryshme të vendit, vranë së paku tre persona në Herson dhe i plagosën shuam të tjerë në zona të tjera të enjten.