YouTube nuk do të merret më me pretendimet e rreme për zgjedhjet në SHBA

Logoja e platformës YouTube.

Platforma YouTube nuk do t’i largojë më nga faqja e saj, materialet me pretendime të rreme për mashtrime lidhur me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara.

Ky vendim, i marrë pak para nisjes së fushatës për zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA, përbën ndryshim të politikës së zbatuar që disa muaj.

Kompania ka thënë se deri më tani i ka larguar nga rrjeti mijëra video, që e kanë vënë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të fundit, mirëpo tani është koha për “rivlerësim” të situatës.

Vendimi ka nisur të zbatohet prej 2 qershorit.

YouTube dhe disa rrjete tjera sociale, janë përballur me presion në rritje, prej zgjedhjeve të vitit 2018, pasi atyre u është kërkuar që ta luftojnë dezinformatën me bazë politike.

Mirëpo YouTube ka thënë se politika e re do të zbatohet për shkak ndryshimit të situatës.

SHIKONI EDHE: Si i përhapi Trump gënjeshtrat për mashtrime zgjedhore?

Nuk ka shumë kohë që YouTube ia ka hequr disa kufizime edhe kanalit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili i ka 2.7 milionë ndjekës në këtë platformë.

Prej atëherë, ish-presidenti i ka postuar rreth 20 klipe të shkurtra në mbështetje të fushatës së tij.