"Tajvani është Kinë": Vuçiq mirëpret Xinë në Serbi
Your browser doesn’t support HTML5
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia shtroi qilimin e kuq homologut të tij kinez, Xi Jinping, më 8 maj, duke deklaruar “Tajvani është Kinë” para turmave mirëpritëse në Beograd. Vuçiq përpiqet të mbajë lidhje të ngushta, edhe me Pekinin, edhe me Moskën, teksa në të njëjtën kohë synon integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Banorë të Beogradit, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, u shprehën të lumtur për vizitën e Xisë dhe për marrëdhëniet e vendit të tyre me Kinën. (Përgatiti: Trim Haliti)