Biden thotë se do ta takojë Xi nëse ai shkon në takimin e samitit të G20-s

Një ekran tregon presidentin kinez, Xi Jinping duke marrë pjesë në një takim virtual me Presidentin amerikan, Joe Biden nëpërmjet video-lidhjes, në një restorant në Pekin, Kinë. 16 nëntor 2021.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha të martën se ishte "i sigurt" se do ta takonte Xi Jinping në nëntor, nëse udhëheqësi kinez vendosë të marrë pjesë në një takim të G20-s të planifikuar në ishullin turistik të Indonezisë, Bali.

“Nëse ai është atje, jam i sigurt se do ta takojë”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Biden nuk është takuar me Xi që kur u bë president në janar 2021, duke kufizuar kontaktet midis në një seri telefonatash.

Tensionet po rriten mbi kërcënimet e Kinës ndaj Tajvanit, të mbështetur nga SHBA-ja, dhe një mosmarrëveshje tregtare ende të pazgjidhur midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

SHIKONI EDHE: Biden dhe Xi flasin në telefon për më shumë se dy orë

Megjithatë, mundësitë për një samit janë tkurrur nga pandemia globale Covid-19 dhe reduktimi i udhëtimeve ndërkombëtare nga Xi.

Në gusht, presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, i tha Bloomberg se lideri kinez dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të jenë prezent në samitin e G20, duke krijuar gjithashtu mundësinë e takimit të parë Biden-Putin që nga urdhri i Moskës për të pushtuar Ukrainën.

SHIKONI EDHE: Lideri i Indonezisë: Putin dhe Xi do të marrin pjesë në samitin e G20-s

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka dhënë detajet e planeve të udhëtimit të Bidenit.

Gjatë bisedës të tyre të fundit telefonike, në korrik, një zyrtar amerikan tha se Biden dhe Xi kishin vendosur të "gjenin një kohë të përshtatshme reciproke" për një takim ballë për ballë.