Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se hetimet e deritashme kanë treguar si “mbi 80 terroristë” kanë qenë të përfshirë në sulmin në Banjskë. Ai thotë se Millan Radoiçiqi, i cili ka pranuar se ka organizuar sulmin, nuk ka vepruar i vetëm, por i mbështetur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Më 24 shtator, grupe të armatosura në Banjskë - pjesa veriore e Kosovës - sulmuan forcat policore të Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në përleshjet që pasuan u vranë edhe tre sulmues.
Sveçla: Mbi 80 terroristë të përfshirë në sulmin në Banjskë
Your browser doesn’t support HTML5