Luftëtarët e Wagnerit shihen në Rostov-on-Don pas thirrjes për rebelim

Disa burra të armatosur afër një tankeje në qendër të Rostov-on-Donit. Fotografia është bërë në mëngjesin e 24 qershorit, afër bazës së ushtrisë ruse për rajonin jugor.

Një tanke me simbole të kuqe në rrugët kryesore të Rostov-on-Donit. Yevgeny Prigozhin, shefi i Wagnerit, ka thënë më 24 qershor se forcat e tij kanë kaluar nga territori ukrainas dhe kanë hyrë në Rostov-on-Don, rreth 100 kilometra larg zonës kufitare.

Burrat, që raportohet të jenë pjesëtarë të Wagnerit, shihen duke marrë pozicione mbrapa një makine civile. Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi, ka bërë të ditur për inicimin e një rasti penal kundër Prigozhinit për “nxitje të rebelimit të armatosur”.

Burra të armatosur mbrapa një makine.

Këtu shihet Prigozhin, dhe besohet se është në bazën e ushtrisë ruse për rajonin e jugut.

Prigozhin ka pretenduar më 23 qershor se kampi i Wagnerit në Ukrainë është goditur me raketa dhe e ka akuzuar ushtrinë ruse për to.

Një burrë, që besohet se i përket grupit Wagner, shihet duke iu drejtuar fotografit më 24 qershor.

Burra të armatosur në qendër të Rostov-on-Donit. Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, ka urdhëruar të shtunën që të merren masa “anti-terrorit”.

Në fotografi e bërë para agimit, më 24 qershor. Në të shihen civilët e mbledhur në Rostov-on-Don rreth një makine të armatosur, e cila mban shkronjën Z – simbol që lidhet me luftën e Rusisë në Ukrainë.

Një luftëtar i Wagnerit shihet para një pajisjeje të armatosur që besohet se i përket ushtrisë ruse në Rostov-on-Don.

Një grua i flet një burri të armatosur në Rostov-on-Don, pasi del nga autobusi.
 

Burra të armatosur, që raportohet të jenë nga grupi mercenar Wagner, janë parë në qytetin jugor të Rusisë, Rostov-on-Don, teksa udhëheqësi i grupit, Yevgeny Prigozhin, ka bërë thirrje për rrëzim të shefave të ushtrisë ruse. (Përgatiti: Krenare Cubolli)