Vullnetarët ukrainas trajtojnë djegiet dhe vragat e luftës

Your browser doesn’t support HTML5

Organizata ukrainase e vullnetarëve, Unburned, ofron trajtim estetik mjekësor për njerëzit që kanë pësuar dëmtime të lëkurës, si rezultat i pushtimit nga Rusia. Rehabilitimi dhe rikonstruktimi mundësohet pa pagesë për ata që kanë pësuar djegie lufte. Drejtori i organizatës, Maksym Turkevych, thotë se Unburned ka trajtuar rreth 150 pacientë gjatë vitit të kaluar. (Përgatiti: Trim Haliti)