Vullnetarët që ringjallën revistën Jeta e re të Rumanisë
Ky imazh, i të rinjve rumunë që ecin mbi këmbë druri, është një nga më shumë se 5.000 fotot e publikuara në internet në fillim të nëntorit nga arkivat e ruajtura të revistës fotografike rumune Uj Ele (Jeta e re).
Brendësia e "Caru cu bere" (Vagoni i birrës) në Bukuresht fotografuar më 1965.
Uj Elet, që do të thotë Jeta e re, ishte një botim në gjuhën hungareze dedikuar rreth një milion hungarishtfolësve në Rumani. Revista nisi të botohej në vitin 1959.
Një pamje nga lart e stacionit të trenit "Gare du Nord" të Bukureshtit.
Edgar Szocs, i cili krijoi arkivin në internet, i tha Radios Evropa e Lirë se ideja i lindi pasi ai mësoi për dhjetëra kuti fotografish të marra nga fotografët e Uj Elet që lëngonin në një bibliotekë në rajonin e Transilvanisë të Rumanisë.
Punëtorët brenda një fabrike instrumentesh muzikore në Reghin, Transilvani, më 1980.
"Kam kontaktuar me ta dhe ata ishin të lumtur", kujton Szoc pasi mijëra imazhe zbuloi në bibliotekën rurale. "Ata thanë: 'Oh ua, ju jeni të interesuar për ato?'. Sepse, thjesht, kishin qëndruar atje për vite me radhë”.
Dy burra duke shikuar mbi liqenin Herastrau në Bukuresht drejt Shtëpisë së Shkëndijës, ndërtesa ku ishte vendosur selia e një gazete shtetërore në Rumaninë e Caausescut.
Szocs është një nga themeluesit e Azopan, një arkiv fotografish me qasje të hapur me foto kryesisht amatore të Rumanisë nga shekulli XX, që do të thotë se infrastruktura e nevojshme për arkivin e Uj Elet ishte pothuajse e kompletuar.
Një imazh pa titull nga arkivi i Uj Elet.
Szocs shpreson se burimi do të mundësojë identifikimin e sa më shumë imazheve nga përdoruesit që kanë njohuri të verifikuara e që mund të kontribuojnë me përshkrimin e tyre. Fotot mund të lidhen edhe me edicionin e revistës në të cilën janë shfaqur.
Shfaqje vallëzimi në një vend të paspecifikuar.
Uj Elet është krahasuar me revistën amerikane Life Magazine, e cila ishte një model i përafërt i asaj kohe. Por, duke u botuar gjatë gjithë sundimit të diktatorit komunist Nicolae Caausescu, do të thoshte se kishte kufizime të rrepta për atë që mund të shkruhej ose fotografohej në botimin rumun.
Kjo foto, e turistëve amerikanë në Bukuresht në vitin 1961, përcjell entuiziazmin e theksuar mbi turizmin e huaj që premtonte “vëmendje, mirësi dhe rehati” për udhëtarët e huaj. Në fakt, deri në vitet 1980, rumunët e zakonshëm kryesisht u shmangeshin turistëve pasi çdo ndërveprim me të huajt kërkonte një raport në polici.
Tekstet e përshkrimeve të fotografive kapin tonin e tundjes së gishtit të medias shtetërore të Rumanisë.
Ky imazh i pasojave të një aksidenti trafiku të vitit 1965 u shoqërua me tekstin: "Ja pasojat tronditëse të pakujdesisë! Makina në hendek, motori në mes të rrugës. Për pronarin e saj qajnë prindërit dhe fëmijët. Le të nxitojmë të nxjerrim mësimin: Transporti i sigurt është gjithashtu një çështje e përgjegjësisë kolektive dhe e masave paraprake”.
Szocs thotë se, për të, imazhi që bie më shumë në sy nga mijëra që ka analizuar është kjo foto panoramike e peizazhit industrial që rrethon kështjellën Corvin (djathtas).
"Ajo ishte kështjella e familjes së mbretit Mathew të Hungarisë", thotë Szocs. “Në ditët e sotme nuk ka mbetur asgjë [nga ky sfond]; e gjithë uzina industriale përreth kalasë u shemb pas vitit 2000”.
Një artist duke gdhendur në shkëmb në një vend të paspecifikuar.
Uj Elet e përshkroi misionin e saj me fjalët : informimi i lexuesit "për ngjarjet kryesore politike dhe shoqërore të kohës sonë, të cilat janë thelbësore për ngritjen e nivelit kulturor të masave më të gjera të popullsisë dhe për formimin e botëkuptimit të njeriut socialist".
Një çift me veshje tradicionale në një festival, ndoshta në rajonin Cluj të Rumanisë.
Pas revolucionit rumun, revista Uj Elet vazhdoi për disa vite me emrin Erdelyi Figyelo (Vëzhguesi Transilvanian). Numri i fundit u botua në vitin 1996.