Vullnetarët pastrojnë brigjet e liqenit të Badocit
![](https://gdb.rferl.org/0eaa3a82-c432-4140-b4a6-924044d82b5b_cx0_cy9_cw0_w1080_r0_s.jpg)
Një vullnetar duke pastruar brigjet e liqenit të Badocit gjatë një aksioni të organizuar për Ditën Botërore të Pastrimit, më 20 shtator 2024.
![](https://gdb.rferl.org/64b088cd-bc7f-45e3-b02a-3e2a7a917929_w1080_r0_s.jpg)
Ky rezervuar me ujë gjendet rreth 18 kilometra larg Prishtinës, dhe zë një hapësirë prej rreth tri kilometrash.
![](https://gdb.rferl.org/fff71443-e34f-4c17-ab9a-c590d302b3b8_w1080_r0_s.jpg)
Të premten dhjetëra vullnetarë u angazhuan që të pastrojnë hapësira përreth liqenit, i cili furnizon me ujë të pijshëm kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.
![](https://gdb.rferl.org/1e58a7e3-53f3-4aa7-a140-6fa75b406207_cx0_cy8_cw0_w1080_r0_s.jpg)
Kosova iu bashkua miliona vullnetarëve nga 198 shtete dhe territore të botës për të marrë pjesë në Ditën Botërore të Pastrimit. Ky aksion, i cili është pjesë e kalendarit mjedisor të Kombeve të Bashkuara, ka për qëllim të mobilizojë njerëzit anembanë botës për të pastruar mjediset e tyre dhe për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm.
Ky liqen artificial ishte ndërtuar në vitet '60, për të plotësuar nevojat e banorëve të Prishtinës dhe rrethinës.
Sikurse lumenjtë, edhe liqenet në Kosovë përballen me ndotje, sidomos nga hedhja e mbeturinave.
Natyra e bukur përreth liqenit e bën atë tërheqës edhe për vizitorë që shpesh janë shkaktarët kryesor të ndotjes.
Vullnetarët duke pastruar gjatë aksionit të së premtes brigjeve të liqenit.
Ndër mbeturinat e shumta kishte edhe shishe birre...
Një hapësirë e pastruar e brigjeve të liqenit të Badocit.