Mobilizimi për të siguruar ushqim për të prekurit nga tërmeti
Vullnetarët duke përgatitur ushqime të ngrohta për njerëzit e prekur nga tërmeti vdekjeprurës, në Alepo, Siri, 12 shkurt 2023.
Një vullnetar duke ndarë shujtat me ushqime për njerëzit e prekur nga tërmeti vdekjeprurës, në Alepo, Siri.
Disa vullnetare në një kuzhinë duke përgatitur supë për të prekurit nga tërmeti vdekjeprurës.
Faza e shpëtimit të njerëzve të mbetur nën rrënoja “është drejt fundit” dhe tani pritet që përpjekjet të përqendrohen në ofrimin e strehimit dhe ushqimit për të mbijetuarit, tha shefi për ndihmë i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, gjatë vizitës në Alepo të Sirisë, më 13 shkurt.
Një burrë duke përgatitur ushqim për të prekurit nga tërmeti vdekjeprurës, në Pazarxhik, Turqi.
Një grua ecën duke mbajtur një kuti me ushqime pas tërmetit vdekjeprurës në Kahramanmaras, Turqi.
Njerëzit duke marrë ushqimet që po u shpërndahen në rrugë, ndërsa kërkimet për të mbijetuar vazhdojnë, pas tërmetit vdekjeprurës në Hatay, Turqi.
Pritja në radhë për të marrë ushqim në Kahramanmaras, Turqi.
OKB-ja ka paralajmëruar se të paktën 870.000 persona kanë nevojë urgjente për shujta të ngrohta në mbarë Turqinë dhe Sirinë.
Një person duke u ngrohur pranë një zjarri, ndërsa kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja po vazhdojnë. Kahramanmaras, Turqi, 13 shkurt 2023.
Disa fëmijë pasi kanë marrë me ushqimet e shpërndara për të prekurit nga tërmeti në Kahramanmaras, Turqi, 13 shkurt 2023.
Një tjetër fëmijë duke marrë një kuti me ushqim, në Kahramanmaras, Turqi, 13 shkurt 2023.
Një fëmijë duke ngrohur ushqim mbi një zjarr në ambient të hapur pranë një tende.
Një burrë duke shpërndarë supë nga një enë e madhe për të prekurit nga tërmeti vdekjeprurës në Kahramanmaras, Turqi.
Furnizimi me ushqim ka qenë i vështirë për t’u realizuar për të prekurit nga tërmeti si pasojë e kushteve atmosferike dhe dëmtimeve që ka shkaktuar tërmeti edhe në infrastrukturë.
Një burrë duke shpërndarë oriz, ndërsa pranë vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar.
Pas tërmetit të 6 shkurtit qytetarët banorët që kanë shpëtuar janë fokusuar në mbijetesën bazike.
Një fëmijë shikon nga një tendë, ku është strehuar pas tërmetit, në Aleppo, Siri, 10 shkurt 2023. Vetëm në Siri, deri në 5.3 milionë persona mund të mbesin të pastrehë.
Vullnetarët duke zier çorba në ambient të hapur për personat e zhvendosur brenda në kamp në stadiumin e qytetit Hatay, Turqi.