Reja vullkanike mbulon disa fshatra në Rusi
Tymi dhe hiri ngrihen lart gjatë shpërthimit të vullkanit Shiveluch në Gadishullin Kamçatka në Rusi, më 11 prill. Një nga vullkanet më aktive të Rusisë, Shiveluch hodhi re hiri rreth 20 kilometra lart në qiell.
Një imazh satelitor më 12 prill kap tymin dhe shtëllunga hiri të vullkanit Shiveluch që shpërtheu. Vullkani ka shpërthyer vazhdimisht që nga viti 1999, megjithëse zakonisht jo me të njëjtin nivel egërsie si ai i 11 prillit.
Në këtë foto të siguruar nga Instituti Vullkanologjik i Akademisë Ruse të Shkencave, hiri vullkanik mbulon tokën dhe pemët pas shpërthimit të vullkanit Shiveluch, pranë fshatit Klyuçi në Gadishullin Kamçatka në Rusi, më 11 prill.
Disa fshatra ruse u mbuluan nga hiri vullkanik.
Gjatë 10.000 vjetëve të fundit, Shiveluch ka përjetuar më shumë se 60 shpërthime të rëndësishme, ku më i fundit kishte ndodhur në vitin 2007.
Hiri vullkanik ka mbuluar degët e një peme.
Edhe shtëpitë në fshatin Klyuçi janë mbuluar nga hiri.
Një grup vullkanologësh duke ecur në tokën e mbuluar me hi pranë Klyuçit. Rezultati nga shpërthimi ishte më i madhi në 60 vjet.
Llava dhe avulli janë të dukshme gjatë një shpërthimi të vullkanit Bezymianny (majtas) pranë vullkaneve Kamen (në qendër) dhe Klyuçevskaya Sopka në Gadishullin Kamçatka më 8 prill.
Gadishulli Kamçatka, në Lindjen e Largët të Rusisë, shtrihet në jug të Oqeanit Paqësor të Veriut. Është një nga zonat më të përqendruara të aktivitetit gjeotermik në botë, me 160 vullkane në rajon, 29 prej të cilave besohet të jenë aktualisht aktive.