Shpërthimi i vullkanit në Islandë
Shpërthimi ndodhi rreth katër kilometra nga qyteti i peshkimit Grindavik dhe jo shumë larg nga termocentrali Svartsengi, më 18 dhjetor 2023.
Pamje nga lart e llavës, nga rrjedhja e së cilës janë krijuar degëzime në formën e një peme. Fotografi e bërë më 19 dhjetor
Autoritetet evakuuan rreth 4.000 banorë të Grindavikut dhe mbyllën banjën gjeotermale të Blue Lagoon në ishullin Reykjanes. Foto e bërë më 18 dhjetor 2023.
Vullkanologët fillimisht kishin frikë se shpërthimi përbënte një kërcënim serioz, si për qytetin, ashtu edhe për termocentralin gjeotermik, por vlerësimet e mëvonshme treguan se situata nuk ishte aq e rëndë sa supozohej më parë. Foto e bërë më 18 dhjetor 2023.
“Prioritet i qeverisë do të jetë mbrojtja e jetës dhe infrastrukturës”, tha presidenti i Islandës, Gudni Th. Johannesson. Foto e bërë më 18 dhjetor 2023.
"Mbrojtja civile e ka mbyllur zonën e prekur. Tani presim të shohim se çfarë kanë rezervuar forcat e natyrës për ne. Jemi gati dhe të kujdesshëm", njoftoi presidenti islandez në rrjetin X. Foto e bërë më 18 dhjetor 2023.
Gjatë muajit të kaluar, autoritetet islandeze kanë ndërtuar mure mbrojtëse rreth termocentralit për ta mbrojtur atë nga rrjedhja e llavës.
Shpërndarja e llavës nga shpërthimi i vullkanit në Grindavik. Fotografi e bërë më 19 dhjetor 2023.