Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë në Moskë, pas takimin me presidentin rus Vladimir Putin, se gjatë bisedës dyorëshe, së paku 45 minuta kanë biseduar për situatën në Kosovë.
“Kam folur për situatën, për frikën që kemi në rast se provokimet vazhdojnë dhe në rast se do të kemi çfarë do sulmesh në jetërat dhe pronën e popullit serb në Kosovë”, tha Vuçiq për gazetarët pas këtij takimi.
Ai nuk dha më shumë detaje nga përmbajtja e takimit, pasi siç tha, pse atëherë do të duhej të bisedonte në katër sy me presidentin rus Putin.
SHIKONI EDHE: “Korrigjimi i Ballkanit”I pyetur nëse Putini është njoftuar me planin për “korrigjim të kufijve”, Vuçiq ka thënë se nuk ka çfarë të flitet për një plan që e kanë refuzuar vendet e BE-së, serbët dhe shqiptarët.
“Kam menduar se ajo është një zgjidhje racionale, por askush tjetër nuk mendon kështu”, u shpreh Vuçiq.
SHIKONI EDHE: Vuçiq i thotë Putinit: Zgjidhja për Kosovën është ende largPresidenti Vuçiq deklaroi se presidentin rus e ka falënderuar për mbështetjen që Rusia ia ofron Serbisë në forumet ndërkombëtare.
“Gjithmonë mundemi të mbështetemi në Rusinë si aleat në pyetjet e rëndësishme politike dhe unë nuk mund të harroj vitin 2015 kur e shpëtuan Serbinë nga ‘vënia e vulës’ në ballin e secilit qytetar të kombit tonë, për atë që ka ndodhur në hapësirat e ish-Jugosllavisë, në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Vuçiq.
Lidhur me vizitën e presidentit serb në Moskë, Radio Evropa e Lirë e ka intervistuar Bobo Weber, nga Këshilli për Politika të Demokratizimit me qendër në Berlin, i cili ka thënë se “kjo vizitë e Vuçiqit në Moskë, sikurse ajo në veri të Kosovës, më shumë bëhet me qëllim të propagandës sesa përmban diçka në thelb”.
Ai potencon se kjo në fakt paraqet “qëndrimin në dy karrige” nga ana e Serbisë, gjë të cilën e ka thënë kohë më parë ish-zëvëndësndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee.
“E shohim thirrjen që bëhet për lidhje tradicionale me Rusinë. Në anën tjetër, presidenti Vuçiq, në pyetjen se a ka biseduar me Putinin për ndryshimin e kufijve, tha se nuk ka çka të bisedohet pasi Perëndimi e ka hedhur poshtë atë propozim si zgjidhje të konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo qartazi tregon se presidenti Vuçiq ka shkuar për të vazhduar politikën simbolike: edhe Perëndim dhe Evropë edhe Rusi”, tha Weber.
SHIKONI EDHE: Kush dha ‘dritën e gjelbër’ për idenë e ndryshimit të kufijve?Ndërkaq, Jelica Kurjak, ish-ambasadore e Serbisë në Moskë, thotë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, se presidenti Aleksandar Vuçiq mund të kthehet nga Moska me ndonjë pikëpamje të re ndaj Kosovës, pasi ai deklaroi se politika e deritashme e tij, ka dështuar.
Ajo thotë se Rusia i vëzhgon me kujdes ngjarjet dhe dëshiron të pyetet për këto çështje, mirëpo ka treguar se nuk dëshiron të jetë shumë aktive siç ka qenë deri më tani.
E pyetur se si do të pranohet nga Brukseli, deklarata e presidentit Vuçiq se do të kërkojë ndihmën dhe këshillën e Putinit, Kurjak thotë se kjo me siguri nuk do të pritet me simpati nga ana e Brukselit.
“Ai (Vuçiq) hapur thotë se po shkon të kërkojë ndihmë nga Putini. Kjo neve na largon edhe një hap më shumë nga dialogu me Kosovën dhe Bashkimin Evropian, nëse ne shkojmë ekskluzivisht vetëm në drejtim të Rusisë për të kërkuar ndihmë në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Mendoj se duhet dëgjuar ajo që flitet edhe nga Brukseli, duke pasur parasysh prapavijën e qeverisjes gjashtë vjeçare të Aleksandar Vuçiqit”, thotë ish-ambasadorja Kurjak.
Takimi i dy presidentëve u mbajt pas disa zhvillimeve në rajon si: pranimin e faktit nga ana presidentit Vuçiq se politika e tij ndaj Kosovës ka pësuar disfatë, menjëherë pas referendumit në Maqedoni për çështjen e emrit me Greqinë dhe në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje Hercegovinë.
Ky takim i Vuçiqit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin është i treti me radhë që nga zgjedhja e tij në postin e presidentit të Serbisë.