Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se autoritetet serbe do të ngrenë aktakuzë ndaj Millan Radoiçiqit, pasi të përfundojnë hetimet që janë duke u zhvilluar kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në veri të Kosovës.
“Prokurori po e ndjek atë për krime serioze, të cilat ai vetë i ka pranuar. Hetimi do të vazhdojë dhe më pas do të ngrihet aktakuzë. Kjo do të tregojë se prej nga kanë ardhur paratë dhe armët e paligjshme. Zbulimi i kësaj është obligimi ynë ndërkombëtar dhe kjo do të bëhet”, tha Vuçiq më 11 tetor, gjatë një vizite në një institut mjekësor në Beograd të Serbisë.
Ai shtoi se autoritetet ushtarake dhe civile po hetojnë rrethanat e ngjarjes në Banjskë dhe se publiku do të informohet për rezultatet e hetimit.
Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve, sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve u vranë edhe tre sulmues.
SHIKONI EDHE:
Çfarë nuk u tha në Serbi për rastin e Radoiçiqit?Kush është Millan Radoiçiqi? Hovenier: Çështja e përgjegjësisë mbi sulmin nuk merr fund me deklarimin e RadoiçiqitSerbia dyshon se Radoiçiqi siguroi armë në BosnjëPërgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Radoiçiq, i cili dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Kosova ka akuzuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Institucionet në Kosovë dhe Serbi po kryejnë hetime të ndara për këtë ngjarje.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiq konfirmoi se në Serbi më 21 tetor do të arrijnë përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.
Në dhjetë ditë, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, përfaqësuesit e qeverive në Shtetet e Bashkuara, Francë, Gjermani dhe kryeministrja e Italisë, por edhe Gabriel Escobar, Emmanuel Bonn, Jens Plotner dhe Flanceso Talo do të qëndrojnë në Beograd.
SHIKONI EDHE: Osmani: Serbia të mbahet përgjegjëse për shkeljen e Marrëveshjes drejt normalizimitPritet që tema të takimit në Beograd të jenë harmonizimi i Serbisë me politikën e jashtme të BE-së dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, dhe zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti.