Vuajtjet e gruas që i vranë dy djem në Srebrenicë
Your browser doesn’t support HTML5
Dy djemtë e Mejra Gjogazit, Omeri dhe Munibi, u vranë në Masakrën e Srebrenicës më 1995, gjatë Luftës së Bosnjës. Ajo gjithashtu humbi djalin e tretë, si dhe bashkëshortin e saj, gjatë konfliktit. Para vendimit përfundimtar kundër udhëheqësit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, të cilit, pas apelit, iu konfirmua dënimi me burgim të përjetshëm për rolin e tij në kryerjen e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit në Srebrenicë, Gjogaz ka thënë se ai nuk duhet ta përjetojë kurrë më lirinë. Ndërkaq, më 7 korrik, Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë një rezolutë për të dënuar gjenocidin në Srebrenicë.(Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)