Avokati i vrasësit masiv norvegjez, Anders Behring Breivik, i tha gjykatës të hënën se ai po vuan nga “depresioni i thellë” dhe nuk dëshiron më të jetojë dhe kërkoi që ai të largohet nga izolimi në burg.
Fanatiku i ekstremit të djathtë - i vrau 77 njerëz gjatë një sulmi të tërbuar me bombë dhe të shtëna në vitin 2011 - e ka paditur shtetin, duke argumentuar se kushtet e burgut i shkelin të drejtat e tij njerëzore.
Breivik u fut në sallën e gjyqit për seancën dëgjimore të së hënës i shoqëruar nga tri roje të sigurimit. Ai nuk tha asgjë dhe qëndroi ulur derisa ekipi i tij e shtroi çështjen.
“Ai është mbajtur i izoluar për 12 vjet... ai jeton në një botë plotësisht të ngujuar”, tha para gjykatës avokati i tij, Oeystein Storrvik.
SHIKONI EDHE: Prokuroria në Norvegji: Vrasësi masiv ende i rrezikshëm“Ai nuk dëshrion të jetojë më”, shtoi Storrvik. Në një incident në vitin 2018, Breivik shkroi në murin e qelisë së tij “MË VRITNI” duke përdorur jashtëqitjen e vet, tha avokati.
Breivik vrau tetë njerëz me një bombë në veturë në Oslo, pastaj 69 të tjerë me armë zjarri, shumica e të cilëve ishin adoleshentë, në një kamp për të rinj të Partisë Laburiste më 22 korrik 2011.
Ky është krimi më i rëndë në historinë e kohës paqësore të Norvegjisë.
Avokatët që e përfaqësojnë Ministrinë e Drejtësisë thonë se Breivik duhet të mbahet i izoluar nga pjesa tjetër e të burgosurve, për shkak se vazhdon të jetë kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë.
“Për një të burgosur tejet të rrezikshëm nevojiten masa të jashtëzakonshme”, tha avokati Andreas Hjetland në gjykatë të hënën.
Your browser doesn’t support HTML5
“Ai ende ndihet krenar për atë që e ka bërë. Ai ende mban qëndrimet e njëjta ideologjike”, shtoi ai.
Breivik e tundi kokën në shenjë mospajtimi.
Breivik është duke e kryer një dënim me 21 vjet burgim – dënimi më i rëndë që mund ta japë një gjykatë norvegjeze – i cili mund të zgjatet për aq gjatë sa ai cilësohet kërcënim për shoqërinë.