Zgjedhjet në veri përmes fotografive

Fletëvotime shihen të vendosura brenda një kontejneri në Ujman të Zubin Potokut. 

Qendra e votimit në Veli Breg të Zubin Potokut. Sipas informacioneve nga terreni, në këtë qendrë votimi nuk ka votuar asnjë qytetar. 

Kontejneri i vendosur në Bërnjak, shumë pranë kufirit që lidh Kosovën me Serbinë. 

Vula dhe fletat e votimit shihen në një qendër të improvizuar të votimit në Bërnjak. Sipas gazetarëve të REL-it, në këtë qendër nuk ka votuar askush. 

Sipas korrespondentëve të REL-it, votues shihen vetëm në ato lagje ku jeton komuniteti shqiptar. Votimi në Lagjen Tre rrokaqiejt në Mitrovicë të Veriut.

 

Një tjetër qendër e votimit në komunën e Zveçanit. 

Policia e Kosovës është e pranishme edhe te vendvotimi në Leposaviq.

Vendvotimi në Jarinjë, komuna e Leposaviqit. 

Qendër e improvizuar votimi në Zveçan.
 

Kandidatja e pavarur për kryetare të Zveçanit, Sllagjana Pantoviq, votoi pak minuta pas orës 8 në njërën nga qendrat e votimit në këtë komunë.

Vendvodimi në Leposaviq. 

Pamje nga një vendvotim në kontejner në Mitrovicë të Veriut.

Qendra e votimit në fshatin Koshtovë, komuna e Leposaviqit, ku jeton komuniteti shqiptar. 

Qendra e votimit në Mitrovicën e Veriut. 

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Qendra e votimit në fshatin Bistricë, komuna e Leposaviqit, ku po ashtu jeton komuniteti shqiptar.
 
 

Qendra e votimit në Leposaviq. 

Qendra e Mitrovicës së Veriut në orët e mengjesit në ditën e zgjedhjeve.