Opozita maqedonase kërkon konsensus të gjerë lidhur me negociatat për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian.
Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE të dielën, më 4 korrik, publikoi tekstin e rezolutës të cilën kërkon ta miratojë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, sipas shembullit të Bullgarisë.
Të gjitha partitë parlamentare në Bullgari vitin e kaluar kanë miratuar një deklaratë përmes të cilës kërkojnë të mos hiqet dorë nga vijat e kuqe lidhur me identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase, të cilat sipas Sofjes kanë “rrënjë bullgare”.
Në tekstin e hartuar, VMRO-DPMNE-ja kërkon që “negociatat me Bullgarinë të zhvillohen në pozita të barabarta, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare, pa asnjë kusht nga njëra palë ose nga tjetra dhe me respektimin e dinjitetit të populli maqedonas”.
SHIKONI EDHE: Zhgënjim në BE për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e V.“Të respektohet studimet shkencore maqedonase në lidhje me autoktoninë e popullit maqedonas dhe vazhdimësinë e saj historike, gjuhësore, kulturore. Të respektohen studimet shkencore, sipas së cilës gjuha maqedonase dhe dialektet e saj kanë vazhdimësi hapësinore dhe kohore. Të zbatohen konventat dhe deklaratat ndërkombëtare pozitive, dhe përgjithësisht të pranuara, të Kombeve të Bashkuara për të drejtën e vetëvendosjes dhe të respektohet vullneti i shprehur lirisht dhe pa kushte për përkatësinë etnike të popullit maqedonas”, thuhet në tekstin e rezolutës së VMRO-DPMNE-së.
Por, Lidhja Social Demokrate (LSDM) përmes një komunikate, ka bërë të ditur se nuk ka nevojë për miratimin e një deklarate të tillë, meqë sipas partisë së kryeministrit Zoran Zaev, “askush nuk botë nuk e kontestin gjuhën dhe identitetin maqedonas”.
“Nëse Hristijan Mickoski (kryetar i VMRO-DPMNE-së) dhe partia e tij nuk janë të sigurt për identitetin e tyre, ata nuk kanë pse të paraqesin deklarata ose ndonjë përfundim në kuvend. Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë konfirmuar dhe njohur ndërkombëtarisht dhe nuk ka nevojë për ndonjë diskutim mbi ato çështje, veçanërisht jo në Parlamentin e Maqedonisë. E gjithë Evropa, e gjithë bota e di se cilat janë pozitat tona për identitetin, por padyshim që vetëm Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk janë të sigurt për këtë. Hristijan Mickoski është aq i humbur në bllokadat e tij sa që kërkon nga parlamenti të diskutojë nëse ne jemi ose jo maqedonas, që flasim gjuhën maqedonase dhe kemi identitet dhe unike maqedonase”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), që është pjesë e qeverisë, ka kundërshtuar propozimin e opozitës maqedonase, duke e vlerësuar më tepër si veprim për pikë politike.
“Nuk është serioze që interesat shtetërore të vendosen në funksion të zgjedhjeve. Kjo dëmton interesat shtetërore dhe të gjithë qytetarëve”, ka theksuar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme.
SHIKONI EDHE: Premtime të rrejshme me afatet për kontestin maqedono-bullgarBullgari edhe në Samitin e Luksemburgut të BE-së nuk hoqi dorë nga vetoja duke pamundësuar kështu nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.
Veton e ajo e vendosi fillimisht në nëntor të vitit të kaluar, duke kërkuar fillimisht zgjidhjen e kontesteve që kanë të bëjnë me çështjet e identitetit maqedonas.
Vendimi i Bullgarisë është kritikuar nga shumë shtete evropiane, por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që vlerësojnë se një vendim i tillë rrit euroskepticizmin e qytetarëve, ndërsa kjo dobëson edhe pozitat perëndimore në rajon në favor të shteteve tjera, para se gjithash rritjes së ndikimit të Rusisë.