Putin mohon ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale në SHBA
Your browser doesn’t support HTML5
Gjatë konferencës vjetore, të mbajtur në Moskë, presidenti rus, Vladimir Putin ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA të mbajtura më 2016. Ai i ka quajtur këto pretendime si “fantazi”, të cilat, sipas tij, kanë për qëllim që të minojnë kredibilitetin e presidentit amerikan, Donald Trump. Putin tha se takimet në mes të diplomatëve rusë dhe zyrtarëve të fushatës së Trumpit janë “praktikë e pranueshme”. (Video: Reuters)