Vizita e Vuçiqit në Ujman përmes fotografive
Disa qytetarë kanë pritur ardhjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Liqenin e Ujmanit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq vizitoni Liqenin e Ujmanit, ku deklaroi se ky liqe është i rëndësishëm për serbët dhe shqiptarët.
Një flamur i madh i Serbisë është vendosur në afërsi të digës në Liqenin e Ujmanit, të cilin e ka vizituar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Policia e Kosovës është përkujdesur për mbarvajtjen e sigurisë së Vuçiqit gjatë vizitës së tij në Ujman.
Rruga te Liqeni i Ujmanit është dekoruar me flamuj të Serbisë.
Teksa Vuçiq vizitonte Ujmanin, disa persona kanë lundruar me anijen e tyre në këtë liqe, i cili është liqeni më i madh artificial në Kosovë dhe gjendet në Zubin Potok.
Presidenti serb Vuçiq gjatë vizitës te Liqeni i Ujmanit është shoqëruar nga zyrtarët lokalë serbë.
Liqeni i Ujmanit është 70 për qind në territorin e Kosovës, ndërkaq 30 për qind në territorin e Serbisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës në Liqenin e Ujmanit deklaroi se “mendoj se në Gazivodë (Ujman) shihet më së miri pesha e problemit me të cilin ballafaqohemi”.
"Duhet ta ruajmë paqen dhe të shikojmë kah e ardhmja", tha Vuçiq teksa fliste për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Poster me fotografinë e Vuçiqit dhe flamuj serb janë vendosur në Zubin Potok.
Presidenti i Serbisë, gjatë vizitës dyditore në Kosovë, do të vizitojë disa komuna në veri të vendit, të banuara me shumicë serbe.
Një gazetar ka raportuar nga vendi i ngjarjes lidhur me vizitën e Vuçiqit në Kosovë.