Dhjetëra viktima nga përmbytjet në Afganistan

Njerëzit bartin trupat e fëmijëve që vdiqën nga përmbytjet e shpejta në provincën qendrore Maidan Vardak të Afganistanit, më 23 korrik.

Gjatë tri ditëve të fundit, shirat sezonalë shkaktuan përmbytje masive që lanë së paku 31 njerëz të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur.

Disa djem afganë shikojnë një kamion që u godit nga përmbytjet në rrethin Jalrez të provincës.

Shafiullah Rahimi, zëdhënës i Ministrisë së talibanëve për Menaxhimin e Fatkeqësive, tha më 23 korrik se të paktën 41 persona rezultojnë të zhdukur dhe 74 të plagosur.

Një burrë afgan i ulur pranë shtëpisë së tij që u dëmtua nga përmbytjet.

Përmbytjet prekën edhe Kabulin dhe rajone të tjera.
 

Libra të shkatërruar nga uji.

Përmbytjet e shpejta kanë dëmtuar pjesërisht ose plotësisht 606 shtëpi banimi, si dhe qindra hektarë tokë bujqësore, tha Rahimi.

Një banor vëzhgon rrënojat e shtëpisë së tij.

Punonjësit e emergjencës në vendngjarje.

 

Fshatarët në rrethin Vatapur të provincës Kunar pastrojnë mbeturinat pranë shtëpive të tyre.

Një burrë fillon ta pastrojë shtëpinë e tij pas përmbytjeve.

Njerëzit qëndrojnë pranë rrënojave të një ndërtese të shembur në Kandahar, më 22 korrik.

 

Përmbytjet e mëdha, të shkaktuara nga shirat sezonalë në Afganistan, lanë së paku 31 persona të vdekur dhe shumë të tjerë të zhdukur. (Përgatiti: Valona Tela)