Pasojat nga vërshimet
Në Komunën e Vushtrrisë, autoritetet lokale njoftuan se për shkak të vërshimeve, banorët janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Komuna e Vushtrrisë njoftoi se banorët e evakuar, pas daljes nga shtrati të Lumit Sitnica, do të vendosen përkohësisht në një shkollë të qytetit.
Për shkak të vërshimeve, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri më 11 janar ka shpallur gjendje të emergjencës civile.
Londra të fëmijëve kanë mbetur në oborrin e një shtëpie, pas vërshimeve në Drenas.
Kështu është vërshuar një shtëpi në Drenas.
Kjo këpucë ka mbetur në baltë, pas vërshimeve në Drenas.
Një banor në Vragoli të Fushë Kosovës pret që ekipet e shpëtimit ta evakuojnë atë nga shtëpia e tij.
Zjarrfikësit evakuojnë me një barkë gome një familje në Vragoli të Fushë Kosovës.
Një shtëpi në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës është përmbytur pas reshjeve të mëdha të shiut dhe borës.
Zjarrfikësit evakuojnë banorët e fshatit Vragoli.
Reshjet e shiut dhe borës kanë shkaktuar vërshime në Komunën e Fushë Kosovës.
Vërshimet në fshatin Vragoli të Komunës së Fushë Kosovës.
Vërshimet në fshatin Vragoli të Komunës së Fushë Kosovës.
Graçanica po ashtu është prekur nga vërshimet, ku në Lepinë, qarkullimi me vetura është vështirësuar për shkak të nivelit të lartë të ujit.
Një banor i fshatit Lepinë të Komunës së Graçanicës, ecën nëpër ujë. Reshjet e shiut dhe borës shkaktuan vërshime në shumë pjesë të Kosovës.
Një banor i fshatit Lepinë largon ujin nga shtëpia e tij.
Rrobat e banorëve të fshatit Lepinë kanë mbetur jashtë, teksa ky vend është goditur nga vërshimet.
Një biçikletë e një banori të Drenasit, komunë kjo e prekur nga vërshimet.