Veriu pas trazirave

Në rrugën pranë kësaj pompe të benzinës në Zveçan, shenjat e dhunës janë ende të dukshme. Qytetarët e kësaj komune, më 13 tetor protestuan kundër një aksioni të zhvilluar nga autoritetet e Kosovës, kundër kontrabandës. Policia e Kosovës tha se protestuesit kishin përdorur bomba zhurmuese, bomba dore, mjete piroteknike e gjëra të forta, gjatë protestës së tyre. 

(Zveçan, 14 tetor 2021)

Kjo rrugë në afërsi të "Lagjes së Bosnjakëve" në Mitrovicë të Veriut më 13 tetor u bllokua nga disa kamionë, që vendosën banorët lokalë. Kjo rrugë është një prej rrugëve që lidh pjesën verirore dhe jugore të Mitrovicës. 
(Mitrovicë e Veriut, 14 tetor 2021)

Autoritetet në Kosovë thanë se operacioni i 13 tetorit nuk ishte i drejtuar kundër nacionaliteti, duke potencuar që shumica e të arrestuarve janë shqiptarë. Por, serbët në Mitrovicë të Veriut më 13 tetor e kundërshtuan këtë vendim dhe në përleshjet mes policisë dhe protestueve, sipas autoriteteve shëndetësore, në këtë komunë ndihmë mjekësore kërkuan ndihmë dhjetë persona.

(Mitrovicë e Veriut, 14 tetor 2021)

Aksioni i Policisë dhe Doganës së Kosovës u zhvillua edhe në Zveçan. Edhe në këtë komunë, qytetarët protestuan kundër këtij aksioni.

(Zveçan, 14 tetor 2021)

Në Mitrovicën e Veriut, barrikadat e vendosura nga banorët, që bllokonin qarkullimin në këtë komunë të banuar me shumicë serbe, u hoqën në orët e vona të 13 tetorit.

(Mitrovicë e Veriut, 14 tetor 2021)

Doganat e Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se kontrabandë me mallra ka në tërë vijën kufitare të Kosovës, por ky fenomen është më prezentë në komunat në veri të Kosovës.

(Mitrovicë e Veriut 14 tetor 2021)

Barrikadat në magjistralen Prishtinë-Rashkë, përkatësisht në Rudarë të Zveçanit, u hoqën në mbrëmjen e 13 tetorit.