Përleshje mes qytetarëve e Policisë, gaz lotsjellës dhe të shtëna armësh në veri

Pjesëtarët e forcave speciale të Policisë qëndrojnë pranë një makine të djegur, pas përleshjeve mes PK-së dhe protestuesve serbë në Zveçan.
 

“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë”, njoftoi PK-ja, e cila tha se për pasojë pesë zyrtarë policorë kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe janë dëmtuar katër automjete zyrtare.
 

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara i “dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës”.

Në këtë fotografi shihet një veturë e dëmtuar e Policisë së Kosovës. Zveçan, 26 maj 2023.

Pjesëtarë të KFOR-it shihen në hyrje të Zubin Potokut.
 

Qytetarë të mbledhur para objektit të Komunës së Zveçanit, ku u dëgjuan edhe të shtëna armësh, ndërsa në vendngjarje u panë edhe automjete të ndihmës së shpejtë.

Përleshje mes policisë dhe protestuesve të nacionalitetit serb në Zveçan. 

Autoritetet e Kosovës fajësuan "strukturat kriminale dhe ilegale" të Serbisë për përshkallzimin e situatës.

Objekti i Komunës së Zubin Potokut. 

Beogradit zyrtar dha urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe në nivelin më të lartë.

Objekti i Komunës së Zubin Potokut, 26 maj 2023. 

Paraprakisht, në të katër komunat me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq - u dëgjuan fillimisht sirena alarmi. 

Kryetarët e tri komunave me shumicë serbe - që të gjithë shqiptarë - u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.

Policia e Kosovës nëpër rrugët e Zveçanit.

Policia e Kosovës përdori gazin lotsjellës dhe shok-bombat për t'i shpërndarë qytetarët e tubuar rreth objekteve komunale, para se të hynte në objektet e Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit - komuna të banuara me shumicë serbe - pasi po asistonte kryetarët e rinj për të hyrë në këto objekte.