Kanalet e Venecias mbesin pa ujë
Venecia po përballet me batica jashtëzakonisht të ulëta, gjë që po i pengon gondolat, taksitë e ujit dhe ambulancat të lundrojnë në disa nga kanalet e saj të famshme.
Problemet në Venecia janë shkaktuar nga një sërë faktorësh, si mungesa e shiut, një sistem me presion të lartë, një hënë e plotë dhe rrymat detare, shkruan Reuters.
Turistët në Venecia në muajin shkurt 2023.
Lumenjtë dhe liqenet italiane, veçanërisht veriu i vendit, kanë probleme me mungesën e theksuar të ujit, njoftoi grupi mjedisor Legambiente.
Gondolat në një kanal gati pa ujë në Venecia, shkurt 2023.
"Ne po përballemi me një deficit uji që po rritet nga dimri i viteve 2020-2021," tha eksperti i klimës Massimiliano Paschi i institutit italian të kërkimit shkencor CNR, raportoi Corriere della Sera.
“Ne kemi nevojë për 50 ditë shi”, shtoi ai.
Në dy javët e fundit, temperatura që ka mbizotëruar në Evropën Perëndimore ka qenë e butë, e zakonshme për një fundpranverë.
Javët e motit të thatë gjatë dimrit kanë ngritur shqetësimet se Italia mund të përballet me një thatësirë tjetër pas urgjencës së verës së kaluar, me Alpet që marrin më pak se gjysmën e reshjeve normale të borës, sipas shkencëtarëve dhe grupeve mjedisore. Megjithatë, sipas parashikimit të fundit të motit, është e sigurt që në ditët në vijim do të ketë reshje shiu dhe bore shumë të nevojshme në Alpe.