Të vdekur e të zhdukur nga vërshimet në Bosnje e Hercegovinë
Your browser doesn’t support HTML5
Një stuhi e fortë goditi Bosnje e Hercegovinën, duke përmbytur disa qytete në pjesët qendrore dhe jugore të vendit. Rrugët u mbyllën dhe shtëpitë mbetën pa energji elektrike. Shërbimet e shpëtimit në jug të Bosnjes raportuan për vdekjen e të paktën 14 personave dhe zhdukjen e disa të tjerëve, dhe bënë thirrje për ndihmë nga vullnetarët dhe ushtria. Shërbimet e shpëtimit në qytetet Jabllanicë dhe Kiselak njoftuan se energjia elektrike u ndërpre gjatë natës dhe telefonat celularë humbën sinjalin.