"Vdekja na ndjek kudo": Familjet e zhvendosura të Gazës kthehen në shtëpi
Your browser doesn’t support HTML5
Disa banorë të Qytetit të Gazës janë kthyer në shtëpitë e tyre, pasi sulmet ajrore vranë dhjetëra palestinezë në jug të Gazës, ku Izraeli ka urdhëruar civilët të evakuohen për strehim, para një ofensive tokësore. Bombardimi i Rripit të Gazës ka marrë jetën e të paktën 2.800 palestinezëve, një e treta e të cilëve ishin fëmijë, dhe ka zhvendosur rreth gjysmën e popullsisë së tij prej 2.3 milionë banorësh. Sulmet ajrore izraelite janë ndërmarrë në hakmarrje për një sulm të kryer nga militantët e grupit palestinez, Hamas, më 7 tetor, i cili i mori jetën mbi 1.400 personave. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)