Vdekja e George Floydit nxit protesta ndërkombëtare
Një protestues i ofron lule një pjesëtari të Gardës Kombëtare në Llos Angjelles.
Demonstruesit shihen duke marrë pjesë në një protestë në Llos Angjelles më 3 qershor.
Një protestues arrestohet për shkelje të kufizimeve në lëvizje në Llos Angjelles më 3 qershor.
Zyrtarët policorë afër Kongresit amerikan shihen të ulur në gjunjë gjatë protestës së zhvilluar po ashtu më 3 qershor.
Protestuesit ulen në gjunjë para zyrtarëve të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, para se të arrestohen për shkelje të vendimeve që kufizojnë lëvizjen në këtë vend.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit shihen duke mbajtur një burrë gjatë protestës kundër vrasjes së afrikano-amerikanit, Floyd.
Disa protestues shtrihen në tokë, kinse kanë vdekur, pas vdekjes që ka ndodhur në Mineapolis, teksa Geoge Floyd ka qenë duke u arrestuar nga katër zyrtarë policorë.
Një protestuese dhe një zyrtar policor shikojnë njëri-tjetrin, në Nju Orlliens.
Një pamje nga larg tregon numrin e madh të njerëzve të mbledhur për të vizituar vendin përkujtimor të vdekjes së George Floydit në Minesota.
Një burrë shihet duke kërcyer nga dritarja e një dyqani të dëmtuar gjatë protestave të mbajtura në Nju Jork, kundër vdekjes së Floydit.
Më 3 qershor, rrugët e Londrës janë mbushur me njerëz me maska, të cilët kanë marrë pjesë në protestën “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka vlerë”.
Protestuesit përleshen me zyrtarë policorë afër Zyrës për Punë të Jashtme të Britanisë.
Një protestuese shihet duke iu afruar zyrtarëve policorë afër ambasadës amerikane në Londër, gjatë protestave të 3 qershorit.
Policia shihet duke u përleshur me protestuesit në qendër të Londrës.
Pamje tjera të përleshjeve mes protestuesve dhe policisë në Londër.
Një burrë dhe një grua shihen duke mbajtur duart bashkë, në parkun Hyde të Londrës, gjatë protestës, “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi”.
Dy gra shihen nëpër rrugët e Frankfurtit në Gjermani, duke protestuar kundër vdekjes së Floydit.
Policia suedeze ka përdorur sprej piperi në rrugët e Stokholmit për të shpërndarë protestuesit e mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre për të njëjtin shkas, sikurse në protestat në SHBA, Londër dhe Frankfurt.