Varianti Omicron rrit shqetësimet në mbarë botën

Your browser doesn’t support HTML5

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar si “shqetësues” variantin e ri të koronavirusit, që është emërtuar Omicron; eksperti kryesor i sëmundjeve ngjitëse në SHBA, Anthony Fauci ka thënë se varianti i ri duket se transmetohet më lehtë; një doktor nga Afrika e Jugut ka thënë se simptomat e variantit të ri duket se janë të lehta dhe pacientët mund të trajtohen në shtëpi; shtetet në mbarë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Brazilin, Kanadanë dhe shtetet e Bashkimit Evropian, kanë njoftuar se kanë vendosur ndalesa dhe kufizime të udhëtimeve ndaj Afrikës së Jugut dhe disa shteteve të tjera në jug të Afrikës. (Përgatitën: Mimoza Sadiku & Ibrahim Berisha)