Qytetarët e Maqedonisë së Veriut thotë se çdo ditë e ndiejnë koston e lartë të jetesës. Disa qytetarë në Shkup, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, thonë se me pagat që marrin apo edhe me pensionet, mezi arrijnë të mbulojnë shpenzimet personale dhe të familjes apo të paguajnë faturat e rrymës.
“Ushqimi është bërë shumë i shtrenjtë. Paratë që merrja më herët si të ardhura, tani nuk më dalin. Me 250 euro s’mund t’i mbuloj nevojat elementare. Dalë këtu të shes rrënjë domatesh, specash, që ta kaloj muajin”, thotë Adem Halili, i cili i shet në tregun e Shkupit këto rrënjë perimesh të cilat i kultivon në shtëpi. Ai thotë se me këto të ardhura shtesë, po mbulon shpenzimet, pas shtrenjtimit të çmimeve.
Edhe Marija Vasilevska, pensioniste, e cila jeton e vetme, thotë se me pensionin që merr mezi arrin të paguajë faturat e energjisë elektrike, të ngrohjes dhe të ujit.
Ajo tregon se kohëve të fundit ka hequr parapagesën për internet, pasi i duhet të kursejë paratë për ilaçe dhe produkte ushqimore, të cilat janë shtrenjtuar.
“Populli nuk ka çka të hajë. Gjithçka është bërë shumë e shtrenjtë, ushqimi dhe faturat janë shtrenjtuar shumë. Mu desh të heqja dorë nga interneti, që e përdorja të flas me fëmijët, por tani shkoj në lokal sa për të komunikuar me ta. Më duhet të kursej që të mos mbes pa bukë. Rrymën e shfrytëzojë vetëm për një vakt ushqimor dhe në mbrëmje ndez një dritë që të mos qëndroj në errësirë të plotë”, thotë ajo.
SHIKONI EDHE: Ndihma prej 16 eurosh, e papërfillshme përballë rritjes së çmimeveSipas të dhënave të databazës botërore për koston e jetesës, Numbeo, nga 139 vende, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 188 sa i përket kostos së jetesës. Në indeksin e shpenzimeve të jetesës të Numbeos llogaritet çmimi i banimit, ushqimit, restoranteve dhe fuqisë blerëse. Nga vendet e rajonit, sipas këtij indeksi, vetëm Kosova ka kosto më të lirë të jetesës, duke u renditur në vendin e 134-të.
Gabim në server
Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!
Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web
Ndërkaq, sipas të dhënave të Entit shtetëror të Statistikave, numri i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që jetojnë në varfëri është në rritje. Sipas këtyre të dhënave, më 2020, 452,000 qytetarë kanë jetuar nën kufirin e varfërisë.
Shkalla e varfërisë është 21.8 për qind, që paraqet një rritje krahasuar me vitin 2019, kur ishte 21.6 për qind.
SHIKONI EDHE: Përmes rritjes së tatimit për të pasurit deri te rimëkëmbja ekonomikeNjohësit e çështjeve ekonomike i sugjerojë Qeverisë maqedonase që të aplikojë taksa më të larta për të pasurit, por edhe të mbetet e angazhuar për të luftuar korrupsionin dhe ekonominë joformale. Në të kundërtën, sipas tyre, kriza e luftës së Rusisë në Ukrainë do të rrisë edhe më shumë shkallën e varfërisë për shkak të shtrenjtimit të produkteve ushqimore dhe të energjisë.
“Nga kjo situatë mund të dilet përmes aplikimit të tatimit të sheshtë, përkatësisht ata që kanë të ardhura më të larta, të paguajnë taksa më të larta. Në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të mbushim arkën e shtetit, e cila duket se po boshatiset gjithnjë e më shumë”, thotë Branimir Jovanoviq, i cili është i angazhuar si ekspert i ekonomisë në Institutin e Ekonomisë në Vjenë.
Ndërkaq, sociologu Hasan Jashari, thotë për Radion Evropa e Lirë se shoqëria në Maqedoninë e Veriut më nuk po reagon ndaj padrejtësive sociale, pasi sipas tij, zëri i protestuesve po has në vesh të shurdhur. Ai thotë se një lloj proteste qytetarët po e bëjnë me largimin nga vendi.
“Çdokush duhet ta bëjë luftën e vet, të kërkojë hapësirën e tij, të luftojë për këtë, por për fat të keq kjo nuk po ndodh sepse pushtetarët janë bërë shumë të pasur, aq shumë të pushtetshëm dhe kanë krijuar rrjetet e tyre, duke ndjekur çdo gjë, këdo që flet ose shfaq revoltë në mënyrë që t’i heshtin përmes mekanizmave të shumtë që kanë në duar. Andaj, revoltën të rinjtë po e shfaqin duke ikur nga vendi, kurse më të moshuarit po heshtin nga frika se mund të humbasin ato pak të ardhura që marrin”, thotë Jashari.
Të dhënat e Entit të Statistikave po ashtu vënë në pah se është thelluar hendeku midis të pasurve dhe të varfërve, pasi më 2020 koeficienti për këtë arriti në 31.4, krahasuar me 30.7 sa ishte më 2019.