Vala e të nxehtit godet Pakistanin

Pakistanezët duke u freskuar në një park ujor në Lahore më 26 maj gjatë një vale të nxehtit.

Autoritetet në provincën Punxhab të Pakistanit i kanë këshilluar njerëzit të qëndrojnë brenda, pasi vala e të nxehtit pritet të zgjasë deri në fillim të qershorit.

Një çift mban një ombrellë derisa lëviz me një motoçikletë përgjatë një tregu të shkretë në Xhakobabad.

Rritja e temperaturave ka bërë që Punxhabi t'i mbyllë shkollat, duke prekur të paktën 26 milionë fëmijë.


 

Njerëzit blejnë copa akulli nga një shitës në Xhakobabad, ku temperatura arriti në 52 gradë celsius. Mohenjoy Daro dhe Larkana u bënë vendet më të nxehta në Pakistan pasi temperaturat arritën kulmin prej 53 gradësh.

 

Një hipur mbi një buall që po freskohet në një rrjedhë uji në Lahore.

Pakistani prodhon më pak se 1 për qind të sasisë së përgjithshme globale të gazrave serë, megjithatë po vuan rëndë nga ndikimet si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Një punëtor mbulon kokën me një thes të zbrazët për t'u mbrojtur nga dielli, derisa punon në një fabrikë tullash në Xhakobabad.

Sipas Indeksit Global të Rreziqeve Klimatike, vendi i Azisë Jugore me më shumë se 241 milionë banorë, ka pësuar humbje ekonomike me vlerë 3.8 miliardë dollarë për shkak të ndikimeve të ndryshimeve klimatike midis viteve 1999 dhe 2018.

 

Meqë shumë pak njerëz dilnin në rrugë, ky shitës bën një sy gjumë në dyqanin e tij. 

Një burrë duke kaluar pranë paneleve diellore në Xhakobabad.

Temperatura më e lartë në Pakistan arriti në 53.7 gradë celsius dhe u regjistrua më 28 maj 2017, në qytetin Turbat, që ndodhet në provincën jugperëndimore të Baluçistanit. 

Burrat mbulojnë kokën me një leckë të lagur derisa udhëtojnë me një motoçikletë në Xhakobabad.

Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë brenda, të hidratohen dhe t'i shmangin udhëtimet e panevojshme për të parandaluar goditjen nga vala e të nxehtit që ka kapluar disa pjesë të Pakistanit, ku u regjistruan temperatura deri në 53 gradë pas prillit më të lagësht në mbi 60 vjet.