Në shtatë qytete të Kosovës, ekipet mobile do të bëjnë të enjten dhe të premten vaksinimin e qytetarëve kundër koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë tha se ekipet mobile do të jenë të vendosura në sheshet kryesore të qyteteve: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjilan.
Vaksinimi, ndërkohë, do të vazhdojë edhe në të gjitha qendrat e vaksinimit, thuhet në njoftim.
Vaksinat që jepen në Kosovë janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca - të dyja të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane e Barnave.
Në Kosovë, vaksinimi kundër koronavirusit ka nisur në fund të marsit.
Deri të enjten, mbi 717,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.
Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë mbi 400.
SHIKONI EDHE: Thirrje për vaksinim pavarësisht rënies në infektime