Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë thënë se vaksina e tyre kundër koronavirusit ka qenë 100 për qind efikase te fëmijët e grup-moshës 12-15 vjeç, katër muaj pas marrjes së dozës së dytë.
Kompanitë kanë thënë se të dhënat e reja, që kanë përfshirë 2,228 pjesëmarrës, do të forcojnë aplikacionin për miratim të plotë të vaksinës në Shtetet e Bashkuara dhe gjithë botën.
Asnjë shqetësim për sigurinë nuk është vërejtur te pjesëmarrësit, të paktën gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.
SHIKONI EDHE: SHBA-ja mundëson dozën përforcuese për të gjithë të rriturit“Ndërkohë që komuniteti ynë shëndetësor punon për të rritur numrin e personave të vaksinuar në botë, këto të dhëna rrisin besueshmërinë në sigurinë e vaksinave dhe efektin te adoleshentët”, ka thënë shefi i kompanisë, Pfizer, Albert Bourla.
“Kjo gjë është sidomos e rëndësishme kur shohim që po rritet shkalla e infektimit te kjo grup- moshë, ndërkohë që shkalla e vaksinimit është zvogëluar”.
Shqetësimi më i madh në mesin e kësaj grup-moshe është inflamacioni në zemër (miokardi) te meshkujt.
Mirëpo këto raste janë shumë të ralla dhe përfitimet nga vaksinat tejkalojnë rreziqet, sipas të dhënave.
Edhe vetë sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, mund të shkaktojë miokard, qoftë në raste më të shpeshta, apo edhe më të rënda.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka miratuar po ashtu kërkesën për vaksinim të grup-moshës 12-15 vjeç kundër koronavirusit.
Vaksinimi i kësaj grup-moshe bëhet në gjitha qendrat e Kosovës vetëm në prani të prindit apo kujdestarit ligjor dhe nuk ka nevojë për caktim të terminit paraprakisht.