Vaksina mbërrin edhe në fshatrat e izoluara të Malit të Zi
Një automjet me punonjës shëndetësorë dhe një vullnetar të Kryqit të Kuq udhëton drejt një fshati malor në zonën e izoluar të Kollashinit, në pjesën qendrore të Malit të Zi.
Punonjësit shëndetësorë në fshatin malor të Levishtës, më 10 maj.
Një fshatare merr një dozë të vaksinës kundër COVID-19, afër një distiluesi të alkoolit në Levishtë.
Mali i Zi ka një popullsi prej rreth 620.000 banorësh, afro një e treta e të cilëve jetojnë në komunitete rurale.
Një punonjëse shëndetësore dhe një vullnetar i Kryqit të Kuq ecin nëpër fshat drejt marrësit të radhës të vaksinës.
Punonjësit përgatitin vaksinat për një çift të moshuarish në Redice të Kollashinit.
Mali i Zi ka marrë në fillim të majit nga Bashkimi Evropian nja 42.000 doza të vaksinës së kompanive Pfizer/BioNTech.
Një vullnetar i Kryqit të Kuq i bart dozat e vaksinave nëpër fshatin malor.
Bashkimi Evropian është kritikuar nga disa politikanë në Ballkan se nuk i ka dhënë ndihmë më të madhe rajonit - përfshirë vendeve kandidate dhe joanëtare - kur ajo është nevojitur më së shumti gjatë pandemisë.
Vendëset presin për të marrë vaksinën.
Një punonjëse mjekësore përgatit një injeksion, teksa një fshatare e moshuar pret.
Deri më 12 maj, pak më shumë se 5 për qind e popullatës së Malit të Zi është vaksinuar plotësisht.
Fshatarët flasin me ekipin e punonjësve mjekësore pas marrjes së vaksinave.
Një punonjëse shëndetësore plotëson dokumente gjatë ekspeditës në fshat.
Pas vaksinimit, fshatarët pushojnë nën rrezet e diellit pranveror në fshatin Bojiqi të Kollashinit.
Një grua e moshuar merr vaksinën.
Më shumë se 1.500 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Malin e Zi, që kur pandemia shpërtheu në fillimin e 2020-ës.