Vajza ruse merret në pyetje nga policia për mbështetjen ndaj Ukrainës
Your browser doesn’t support HTML5
Nxënësja ruse, Varvara Zholiker, është gjendur nën hetime policore, pasi publikoi një flamur ukrainas në rrjetet sociale. Një mësues e kishte raportuar atë në polici, ndërsa familja e saj po vazhdon të mbikëqyret nga autoritetet. Zholiker, 11-vjeçare, dhe nëna e saj, kanë ngritur padi, duke e akuzuar policinë për arrestim të pajustifikuar. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)