Ushtria ukrainase feston Krishtlindjet e para më 25 dhjetor
Ushtarët ukrainas bekohen gjatë meshës së Krishtlindjes, më 24 dhjetor pranë qytetit të Kupianskut, në rajonin e Harkivit.
Kievi po sfidon Moskën duke i festuar Krishtlindjet për herë të parë më 25 dhjetor, në vend të 7 janarit, ditës kur festohet nga Kisha Ortodokse Ruse.
Në shërbim morën pjesë ushtarë nga Brigada e Katërt e Tankeve të Veçanta të Ukrainës, Ivan Vyhovskiy, dhe besimtarë vendës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një ligj në korrik duke e zhvedosur festën zyrtare të Krishtlindjes në 25 dhjetor nga 7 janari.
Një darkë tradicionale e Krishtlindjes u përgatit nga anëtarët e shërbimit ukrainas më 24 dhjetor.
Ndryshimi i datës zyrtare për festën e Krishtlindjes i bashkon besimtarët ortodoksë të Ukrainës me katolikët e vendit.
Ushtarët duke i shijuar darkën e tyre në prag të Krishtlindjeve dhe një pushim të shkurtër, përpara se të nisen dhe të zënë pozicione në fushëbetejë.
Njësia e tankeve kishte pak kohë për të festuar ndërsa luftimet vazhdojnë në këtë rajon.
Ushtarët ukrainas hipin në tankën vetëlëvizëse 2S1 Gvozdika, para se të kalojë në pozicionin e qitjes.
Një ushtar vështron mbi kapakun e tankës Gvozdika, ndërsa njësia e tij përgatitet për sulm.
Anëtarët e shërbimit ukrainas qëllojnë në pozicionet ruse pranë qytetit të Kupianskut në prag të Krishtlindjeve.
Sipas ushtrisë ukrainase, 66 përleshje luftarake u zhvilluan midis forcave ukrainase dhe ushtrisë pushtuese ruse gjatë 24 orëve të fundit.
Një re tymi del nga tanka pasi një predhë lëshohet drejt pozicioneve ruse.