Ushtria e SHBA-së kryen stërvitje në Shqipëri
Anija e Marinës amerikane "Bob Hope" ankorohet në portin e Durrësit, Shqipëri, më 26 prill 2021, në përgatitje për fillimin e manovrës Defender-Europe 21.
Anija "Bob Hope" shihet e ankoruar afër bregut të Durrësit, ku do të marrë pjesë në manovrën Defender-Europe 21.
Manovra Defender-Europe 21 është një shembull konkret i bashkëpunimit të ngushtë të forcave amerikane me aleatët dhe partnerët e NATO-s në kohë paqeje, për t'u përgatitur për çfarëdo krize.
Ushtria amerikane do të bashkëpunojë me partnerët dhe aleatët e saj, në një stërvitje që ka për qëllim demonstrimin e aftësisë së saj për dislokim emergjent trupash dhe pajisjesh kudo në botë.
Oficeri Michael Love, inxhinieri kryesor në bordin e anijes së Ushtrisë amerikane për mbështetje logjistike "Charles P. Gross", vëzhgon gjatë lëvizjes drejt anijes së Marinës amerikane "Bob Hope", në kuadër të fillimit të përgatitjeve për manovrën Defender-Europe 21, në portin e Durrësit.
Marinarët e Ushtrisë amerikane përgatiten për ankorimin e anijes "Charles P. Gross", afër portit të Durrësit. Gjatë manovrës Defender-Europe 21, Ushtria dhe Marina amerikane do të bashkëpunojnë, dhe do të koordinohen edhe me partnerët dhe aleatët, për të demonstruar aftësinë e Ushtrisë amerikane për të dislokuar shpejt trupa dhe pajisje, kudo në botë, në rast krize.
Marinarët e Ushtrisë amerikane hedhin një konop nga anija "Charles P. Gross", para fillimit të përgatitjeve për Defender-Europe 21.
Detari i Ushtrisë amerikane bart jelekë shpëtimi në anijen "Charles P. Gross", afër portit të Durrësit.