Sulm me raketa në Kiev

Your browser doesn’t support HTML5

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se zona në jugperëndim të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, është goditur mëngjesin e së shtunës nga dy raketa. Tani për tani, është e paqartë se cilat ishin objektivat. Sipas autoriteteve në Kiev, një nga raketat goditi një ndërtesë banimi. Reuters raporton se një raketë ra në zonën afër aeroportit Zhuliany të kryeqytetit. (Përgatiti: Arben Hoti)