"Ushtria e Dronëve": Ukraina prezanton mjetet e reja në luftën kundër Rusisë

Your browser doesn’t support HTML5

Ushtria e Ukrainës po e rrit përdorimin e dronëve për t’iu kundërvënë pushtimit nga Rusia, pasi ka mbledhur rreth 20 milionë dollarë si donacione nga jashtë për fluturaket e telekomanduara. Këta dronë, që përdoren si për vëzhgim, ashtu edhe për sulme ajrore, me sukses kanë shkuar prapa vijës së armikut, duke ofruar koordinata të shënjestrave për sulme artilerie, e madje edhe duke lëshuar granata mbi tanket e rusëve. Njësitet e dronëve të ushtrisë ukrainase i kanë prezantuar modelet e reja me veçoritë e avancuara më 2 gusht, teksa janë zotuar se do ta zgjerojnë flotën e tyre, për të përfshirë rreth 1.200 mjete të tjera fluturuese me helika dhe avionë të vegjël të telekomanduar me motorë me benzinë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)