Ushtria amerikane kryen edhe një sulm tjetër ndaj rebelëve huthi në Jemen

Një avion duke u ngritur për t'iu bashkuar koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja për të kryer sulme ajrore kundër rebelëve huthi në Jemen, 12 janar 2024.

Ushtria amerikane e sulmoi edhe një fushë tjetër të kontrolluar nga grupi Huthi në Jemen, për të cilin tha se po i rrezikonte anijet tregtare në Detin e Kuq, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe i bombarduan caqet e rebelëve huthi.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se “veprimi pasues” të shtunën në mëngjes me kohë lokale kundër një radari të grupit rebel u krye nga shkatërruesi marinar USS Carney, duke përdorur raketa tokësore Tomahawk.

Në ditë e parë të sulmeve, të premten, u goditën më shumë se 60 caqe në 28 lokacione.

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të premten se rebelët huthi mund të përballet me sulme shtesë.

SHIKONI EDHE: Rebelët Huthi zotohen se do të hakmerren pas sulmeve të SHBA-së dhe Britanisë

Ky sulm vjen pasi marina amerikane i paralajmëroi anijet amerikane të qëndrojnë larg zonave rreth Jemenit në Detin e Kuq dhe rreth Gjirit të Adenit për 72 orët e ardhshme, pas sulmeve fillestare.

Huthi, një grup rebel i mbështetur nga Irani, u zotua për hakmarrje të ashpër, duke rritur mundësinë për zgjerimi e konfliktit në një rajon të goditur tashmë nga lufta e Izraelit në Rripin e Gazës.

Ushtria amerikane dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se presin që rebelët huthi të tentojnë të sulmojnë.

Shtëpia e Bardhë tha se më shumë se 2.000 anije janë detyruar të bëjnë devijime prej mijëra kilometrash për të shmangur Detin e Kuq për shkak të sulmeve të rebelëve huthi që prekën më shumë se 50 vende. Gjithashtu tha se ekuipazhet nga më shumë se 20 vende ose u morën peng ose u kërcënuan nga grabitësit huthi.

SHIKONI EDHE: Kush janë rebelët Huthi dhe pse po i sulmojnë anijet në Detin e Kuq?

“Ne do të sigurohemi që bashkë me aleatët tanë të përgjigjemi ndaj huthive, nëse ata e vazhdojnë këtë sjellje mizore”, tha Biden.

I pyetur nëse beson se Huthi është grup terrorist, Biden u përgjigj: “Mendoj se është”.

Huthit kanë thënë se synimi i tyre i lundrimit në Detin e Kuq ka për qëllim t’i mbështesë palestinezët dhe Hamasin - grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i rebelëve huthi, Yahya Saree, në një fjalim të regjistruar, tha se 73 sulme goditën pesë rajone të Jemenit nën kontrollin e tyre, duke vrarë pesë persona dhe plagosur gjashtë të tjerë.

SHIKONI EDHE: SHBA-ja dhe Britania e zmbrapsin “sulmin më të madh” nga rebelët huthi në Detin e Kuq

“Armiku amerikan dhe britanik mban përgjegjësi të plotë për agresionin e tij kriminal kundër popullit tonë jemenas dhe ai nuk do të mbetet pa përgjigje dhe pa u ndëshkuar”, tha Saree.

“Amerika dhe Britania padyshim do të duhet të përgatiten të paguajnë një çmim të rëndë dhe të mbajnë të gjitha pasojat e tmerrshme të këtij agresioni flagrant”, shkroi Hussein al-Ezzi, një zyrtar i grupit Huthi.

Rusia dhe Irani, mbështetësi kryesor të rebelëve huthi, i dënuan menjëherë sulmet duke thënë se ato do të sillnin turbulenca të mëtejshme në Lindjen e Mesme.