Fotografitë e Iryna Rybakovas janë publikuar në të gjitha mediat botërore, megjithatë përdorimi i kamerës është vetëm një pjesë e punës së saj si rreshtere e re dhe zyrtare për shtyp n ushtrinë ukrainase.
Derisa shpjegon rrethanat e fotografisë së saj më të famshme, Iryna Rybakova ndërhyn në një detaj që nxjerr në pah afërsinë e saj personale me përpjekjet e luftës në Ukrainë..
Imazhi i mësipërm i një frëngjie që ngjan me një kafkë, nga një tank rus i shkatërruar, shpjegon 38-vjeçarja, është bërë me një dron në mars, pasi trupat ukrainase kishin rimarrë fshatin Husarivka, në rajonin e Harkivit, pas një lufte të ashpër.
"Unë vetëm ju kërkoj ta mbani mend", thotë Rybakova, "shumë nga shokët e mi vdiqën në atë betejë". Fotografja më pas përmend emrat e ushtarëve, Yulian Stupak dhe Oleksandr Garbuz, të cilëve iu dha nderimi më i lartë i Ukrainës pas vdekjes, për veprimet e tyre gjatë rimarrjes së fshatit Husarivka.
Rybakova është një nga disa prej zyrtarëve për shtyp në ushtrinë ukrainase, detyra e së cilës është të lehtësojë vizitat e gazetarëve në pozicionet e vijës së parë. Togerja e re në Brigadën 93 dallohet për kapjen e imazheve në mënyrë të vazhdueshme që janë bërë ikonë e luftës duke shtuar në mënyrë masive ndjekësit e brigadës në mediat sociale.
Pasi fotografia e kafkës së frëngjisë së tankut u shfaq në kopertinën e The Economist, Rybakova thotë se imazhi "filloi të fitonte popullaritet të jashtëzakonshëm. Ai u bë një tatuazh, u vendos në kopertinat e albumeve dhe në bluza".
Së fundi, Rybakova publikoi një imazh të një krateri të krijuar nga një shpërthim brenda një varreze në Bakhmut. Fotografia u shpërnda gjerësisht në mediat sociale si një shembull i shkatërrimit të pakufishëm fizik të shkaktuar nga pushtimi rus. Imazhe të tilla ajrore tani janë të rralla për shkak të ndalimit të përdorimit nga civilët të dronëve dhemundësisë së madh që një kuadrokopter i paidentifikuar mund të qëllohet nga qielli.
Me gjithë pozitën e saj në ushtri, ajo thotë se duhet të ndërmarrë disa hapa përpara se të mund të fluturojë me DJI Mavic Air 2. "Unë informoj udhëheqjen e batalionit se do të ngre një dron në një zonë të caktuar dhe ata paralajmërojnë pozicionet: Në një kohë të caktuar, në një vend të caktuar, ‘zogu’ ynë po fluturon”, thotë ajo.
Rybakova i tha Radios Evropa e Lirë se filloi të fotografonte në shkollën e mesme kur e përdorte banjën e saj si një dhomë të errët të improvizuar. Gjatë 10 vjetëve që kaloi duke punuar si gazetare në Ukrainë, ajo e mbajti fotografimin si hobi, duke përdorur një sërë pajisjesh, duke përfshirë kamera filmike me format të mesëm.
Në vitin 2015, kur gazetarja iu bashkua Carpathian Sich, i cili në atë kohë ishte një grup paraushtarak vullnetar me lidhje me një parti politike ultranacionaliste, Rybakova tha se aftësitë e saj fotografike u bënë menjëherë të dobishme. Ajo tani shërben në Brigadën 93 të Mekanizuar të Ukrainës si zyrtare shtypi dhe togere juniore.
Rybakova thotë se pas tetë vjetësh konflikt të nivelit të ulët në Ukrainën lindore, pushtimi i plotë i Moskës në shkurt erdhi si një tronditje. “Të them të drejtën, ne në ushtri menduam se thjesht do të shkonim në kufi në vend të rojeve kufitare, do të përgatisnim një vijë mbrojtëse dhe do të mbajmë pozicionin tonë për disa muaj”, thotë ajo. "[Ne menduam] ndoshta do të kishte provokime me të shtëna nga automatikët, por asgjë më shumë".
Fotografja dhe ushtarja ka ndier tërbimin e plotë të luftës. Më 26 shkurt, brenda pak minutash nga mbërritja në qytetin e ri pushtuar rishtas të Okhtyrkas në rajonin Sumy, Rybakova thotë se u zhyt në asfalt, ndërsa një avion rus hodhi atë që ajo thotë se ishte një bombë FAB-3000 në një pozicion ushtarak ukrainas aty pranë, duke vrarë shumë njerëz. Bomba prej tre tonësh shpërtheu me një forcë të tillë, thotë ajo, sikur të ishte hapur "si të ishte një tërmet apo ndonjë gropë në ferr". Një foto e pasojave të atij shpërthimi tregon një krater të mbushur me ujë në madhësinë e një pishine të madhe.
Kur u pyet për përvojën e saj më të gjallë në dokumentimin e luftës, përgjigja e fotografes ilustron pikëpamjen e re, të pamëshirshme të shumë ukrainasve që kanë parë vendin e tyre duke u shkatërruar nga pushtimi. "Në Okhtyrka, djemtë takuan një kolonë armike dhe e shkatërruan plotësisht", kujton Rybakova. "Ata më çuan për të parë rusë të vdekur. Njëri prej tyre ishte oficeri Ilyasov, një Buryat nga kombësia. Ai u vra nga një ushtar [ukrainas] 19-vjeçar. Kufoma u hodh nga rruga dhe u mbulua me bar".
"Atë natë më në fund fjeta normalisht", thotë Rybakova kur pa oficerin e vdekur. “Fakti që pashë kufoma të armikut, më qetësoi”.