Ushtari i plagosur ukrainas gjen dashuri shëruese në Bruksel
Your browser doesn’t support HTML5
Pasi pësoi lëndime serioze në betejë kundër forcave ruse, një ushtar ukrainas, që po merr trajtim mjekësor në Bruksel, ka gjetur një frymëzim të ri për jetë – te ukrainishtfolësja e rritur në Belgjikë, Lidia Zubrytska. Pasi nisi të angazhohet si përkthyese vullnetare në spital, ajo dhe Serhiy Antonenko janë bërë pothuajse të pandashëm. Romanca po i ndihmon Antonenkos në rehabilitimin mbi njëvjeçar nga lëndimet e pësuara në luftë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)