Ushtaret e Ukrainës i testojnë uniformat e reja të bëra enkas për to

Kadetet ukrainase, të veshura në uniformë të re, marrin pjesë në një ushtrim trajnues në periferi të Kievit më 12 korrik. Ky ushtrim u mbajt për t’i simuluar kushtet e luftës në rroba të dizajnuara specifikisht, të cilat iu përshtaten luftëtareve.



Një kadete ukrainase, e veshur në uniformën e re ushtarake, duke i gërshetuar flokët.
Madhësitë më të popullarizuara janë XS dhe XXS. Të gjitha ushtaret ukrainase mund të përfitojnë së shpejti nga dizajni i ri.
Një instruktor duke e ndihmuar një kadete me uniformë të re ushtarake gjatë kursit me pengesa në qendrën stërvitore jashtë Kievit.
Kadetet stërvitin afër Kievit. “Është goxha e vështirë për vajzat ta gjejnë veshjen e duhur të brendshme në të cilën ndihen rehatshëm”, tha Nykorak. “Veshjet e brendshme për misione luftarake, të cilat i përdor ushtria, dallojnë nga ato që vishen nga civilët”, shtoi ajo.
“Unë mendoj se, nëse një grua e ka kapur armën në dorë dhe po e mbron shtëpinë, familjen dhe vendin e vet, atëherë ajo duhet ta ketë një uniformë të rehatshme të paktën”, tha Nykorak.
Kadetet ukrainase veshin uniformat e reja ushtarake, të dizajnuara posaçërisht për gratë.