Ushtarët ukrainas e krijojnë një mjet luftarak të improvizuar
Your browser doesn’t support HTML5
Një njësit ukrainas, që lufton afër Bahmutit, e ka krijuar një pajisje luftarake të improvizuar, të cilën e quan “makinë të ankthit”. Ushtarët e Brigadës së 56-të të Ukrainës, i kanë shtuar edhe katër tuba sulmuese në automjetin ushtarak, ashtu që të mund të lëshohen raketa 122-milimetërshe. Ata janë duke e përdorur këtë automjet për t’i bombarduar forcat ruse në rajonin e Donjeckut. (Përgatitën: Krenare Cubolli & Arben Hoti)